Barcelona bisedon me Ter Stegen në lidhje me ndërprerjen e kontratës

Barcelona është duke tentuar ta bind portierin, Marc Andre Ter Stegen, që ky i fundit ta shkëpusë kontratën me katalunasit.

Situata financiare në të cilën ndodhet klubi është duke i determinuar disa largime në mënyrë që të mos ketë telashe me regjistrim të lojtarëve.

Përkundër performancave të mira që portieri pati në të kaluarën, kjo duket se nuk po mjafton që lojtari të qëndrojë në “Camp Nou”.

Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo çështje.