VUÇIQ: MARREVESHJA E BRUKSELIT ME KOSOVEN NUK EKZISTON
Presidenti serb Vuçiq e ka përjetuar me kercënime ndaj shqiptarëve të Kosovës përvjetorin e 23-të të bombardimeve të NATO-s. Përpara përkrahësve të tij dhe autoriteteve të kishës ortodokse Vuçiq e ka cilësuar si “skandaloz” vendimin për shkarkimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve serb të policisë kosovare që morën pjesë në mbledhjen e këshillit të sigurisë.
Këshilli Gjyqësor në Prishtinë ka shkarkuar të enjtën kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, për shkak se ka marrë pjesë në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Këto vendime sipas Vuçiq me urdhër të Albin Kurtit dëshmojnë se shefi i ekzekutivit kosovar ka vendosur “që të sulmojë serbët”.
ALEKSANDAR VUÇIQ – PRESIDENT I SERBISË
Albin Kurti e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit sipas vullnetit të tij dhe atyre që e mbrojnë, Marrëveshja e Brukselit që parasheh integrimin e serbëve në institucionet kosovare nuk ekziston më. Me këto veprime Kurti dëshiron që të prishë paqen në Kosovë të sulmojë popullin serb kudo që jeton. Serbia dëshiron që ta ruajë paqen dhe se do t’i drejtohet për këto veprime shteteve të Quint-it dhe komunitetit ndërkombëtar.
Më 22 mars, Vuçiç u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, me të cilët bisedoi për moslejimin që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe te 3 Prillit të mbahen në Kosovë. Kosova ka thënë se nuk ka arritur një marrëveshje me Serbinë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, pasi ka kërkuar që Qeveria serbe t’i drejtohet me kërkesë Qeverisë së Kosovës. Por, Vuçiq ka thënë se me këtë veprim, Kosova ka dashur që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, gjë që është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./KlanMacedonia/