Serbi, fillon vaksinimi kundër virusit

Vaksinimi kundër virusit fillon sot në Serbi dhe do të zhvillohet në më shumë se 30 lokacione me rreth 110 pika për vaksinim, njoftoi Radio Televizioni i Serbisë.

Në Serbi dje arritën 19.500 vaksina të Fajzer dhe BioNtek kundër koronavirusit, që është kontigjenti i dytë që kur më 22 dhjetor vitin e kaluar u furnizuan 4.875 doza të vaksinës.

Siç deklaroi paraprakisht sekretari shtetëror, Mirsad Gjerlek, rreth 8.500 punonjës shëndetësorë dhe 2.500 persona në qendrat gerontologjike duhet të vaksinohen deri në fund të javës.