Sela: Politizimi i institucionit të Avokatit të Popullit nuk do të tolerohet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një postim ne rrjetin social twitter ( https://twitter.com/ziadinsela/status/1348702628520275968?s=21) ka theksuar se propozimi i koalicionit qeverisës për të emëruar kandidatin e dështuar për kryeministër të BDI-së, Naser Zyberi, në pozitën e Avokatit të Popullit, nënkupton politizimin e një prej institucioneve tona të pavarura, i cili po shndërrohet në çmim ngushëllimi për partinë që ka ko-organizuar kapjen e shtetit dhe ka vjedhur zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Selës, me ligjet në fuqi, askush nuk guxon të ndikojë në punën e Avokatit të Popullit për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat dhe liritë e qytetarëve kur ato shkelen nga shteti. Sela shton se ky propozim nëse do të realizohej do të paralajmëronte vdekjen e institucionit të Avokatit të Popullit dhe do të pengonte edhe realzimin e agjendës sonë të integrimit në BE.