Bekteshi tregon se kush do marë ndihma në pakon e pestë qeveritare

Ne tashmë jemi duke hartuar Pakon e pestë të masave ekonomike, të cilat do të mbështesin kompanitë më të prekura. Për këtë qëllim në Buxhetin e vitit 2021 janë parashikuar 50 milion euro. Realizimi i Pakos së pestë të masave ekonomike sipas planeve do të fillojë në shkurt, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në 24 Analiza në Televizionin 24.
“Fillimisht, ne kemi siguruar një Buxhet për vitin 2021 në programin P1 përmes të cilit zbatohen masat për Covid 19 dhe ne kemi siguruar 50 milion euro. Ne tashmë kemi hartuar masat dhe ato do të drejtohen në sektorët ku pandemia kishte ndikimin më të madh në uljen e të ardhurave dhe largimin e punëtorëve dhe të ngjashme.”

Ministri theksoi se masat si edhe më parë do të krijohen në bashkëpunim me Odat ekonomike në kuadër të dialogut publik-privat.
“Të gjitha masat dhe propozimet do të diskutohen me Odat ekonomike, ne do të mbledhim të gjitha propozimet që vijnë nga institucione të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe në fillim të Shkurtit, në përputhje me planet dhe dinamikën tonë, ne do të dalim me masa dhe do të fillojmë ti realizojmë ato “, ceku ministri.
Bekteshi theksoi se masat e miratuara nga Qeveria në katër pakot e para dhanë rezultate dhe të dhënat tregojnë se numri i kompanive që kërkojnë mbështetje financiare nga shteti po zvogëlohet.
“Nëse shikojmë zbatimin e masave nga marsi, kur filloi pandemia, deri më tani do të shohim se ka një rënie të vazhdueshme të numrit të kompanive që aplikojnë për masën për mbështetje financiare për pagesën e pagave. Kjo do të thotë që situata me kompanitë po përmirësohet,” tha Bekteshi.
Ministri theksoi se kjo konfirmohet nga të dhënat për zbatimin e buxhetit për vitin 2020, të cilat tregojnë një rritje të të ardhurave nga taksat dhe kontributet.
“Të gjitha masat e propozuara nga Odat ekonomike, si edhe deri tani do të merren parasysh në Këshillin e Dialogut Publik-Privat. Por ne nuk do të ndalemi këtu.”Me të gjitha masat që do të marrim në periudhën e ardhshme, ne do të ndihmojmë kompanitë që janë më të prekura nga kriza e shkaktuar nga pandemia”, tha Bekteshi.