NPK “Tetova”: Qytetarët të mos e përdorin ujin për pije

Ndërmarrja Komunale Tetova informon të gjithë qytetarët e Tetovës, që të mos e perdorin ujin për pije, për shkak të reshjeve intensive gjatë këtyre ditëve, ka ardhur deri në turbullimin e ujit për pije në burimet që gjenden në Kodrën e Diellit.

Lajmërim

Të nderuar qytetar,
Për shkak të reshjeve intensive gjatë këtyre ditëve, ka ardhur deri në turbullimin e ujit për pije në burimet që gjenden në Kodrën e Diellit. Me rekomandim të Qendrës për Shëndet Publik- Tetovë rekomandohet MOS PËRDORET UJI PËR PIJE ❗️ Ndalesa për përdorim е ujit për pije do të vlejë deri në marrjen e rezulltateve përfundimtare. Momentalisht qyteti furnizohet me ujë për pije me sasi prej 350 l/s. NPK TETOVA Tetovë kërkon mirëkuptim nga qytetarët.
Me respekt
NPK TETOVA Tetovë