Sela: Ngulfatja e lirisë së medias është një nga robëritë më të rënda

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka inkurajuar sot gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Medias.

“Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Medias dua të uroj dhe inkurajoj të gjithë gazetarët të cilët vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre fisnik edhe përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta.

Në një vend si Maqedonia e Veriut që vazhdon të rangohet në fund të listave ndërkombëtare për lirinë e shprehjes, kjo ditë duhet të jetë këmbanë për të gjithë që në çfarëdo forme mund të kontribojnë për ndryshimin e kësaj situate.
Ngulfatja e lirisë së medias është një nga robëritë më të rënda që mund t’i bëhet një populli”, është shprehur Sela.(INA)