Sela kundër idesë për takim liderësh

Idenë që për zhbllokimin e Kuvendit të realizohet takim liderësh, e ka kundërshtuar lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ai ka vlerësuar se zhbllokimin e ligjeve do ta bëjnë vetëm në rast se zhbllokohet ligji për shtetësi.

“Nuk mendoj se ka nevojë për takim liderësh. Nuk e di pse duhet të ketë nevojë për një gjë të tillë. Le ta heqë bllokimin, atëherë edhe ne e bëjmë të njëjtën”, tha Sela në emisionin “Rruga drejt”.

Ndërkohë ka shprehur se nuk ka kompromis për Ligjin për shtetësi. Tha do të pranonin çdo ofertë, e cila do të zgjidhte problemin e atyre që nuk kanë shtetësi./TV21