Sela: Kjo pranverë do të jetë me shumë diell

“Kjo pranverë do të jetë me shumë diell”,kështu është shprehur sot lideri i Aleancës për Shqiptarë Ziadin Sela gjatë një  takimi me qytetarët shqiptarë në rajonin e Shkupit.
Aleanca për Shqiptarët synon të realizoj fitore në zgjedhjet e 12 Prillit. Të bindur për fitore janë shprehur edhe përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët sonte kanë rizgjedhur liderin e tyre Ali Ahmeti, raporton INA.

Ndërkohë, ende nuk dihet fati i negocitave për bashkëpunimin e opozitës shqiptare dhe lidhjes së një koalicioni parazgjedhor. I vetmi informacion që ka dal nga partitë opozitare deri tani, është se, bisedimet po zhvillohen në atmosferë pozitive.

Sipas analistëve, por edhe anketave të fundit, nëse opozita shqiptare nuk del e bashkuar në zgjedhje, BDI-ja sërish do t’i fitojê zgjedhjet në kampin shqiptarë.