Sejdini në Zurich u pritë nga Infantino

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini zhvilloi takim me numrin një të FIFA-s, Xhani Infantino në selinë e Asosiacionit Botëror të futbollit në Cyrih.

Presidenti i FIFA-s, z. Xhani Infantino edhe një herë dëshmoi mbështetjen të cilën federata jonë po merr nga FIFA, duke potencuar se se Asosiacioni Botëror i futbollit do të mbetet partner i fortë për Federatën e futbollit të Maqedonisë.

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini u shpreh i kënaqur me takimin dhe potecoi se si federatë jemi shumë krenar që FIFA mbetet partner i shkëlqyeshëm i joni.

“Falënderim deri te presidenti i FIFA-s, z. Xhani Infantino për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen që edhe një herë vërtetohet se FIFA është partner i fuqishëm i FFM-së dhe vazhdon të mbështesë strategjinë tonë për futbollin.

“FIFA dhe presidenti Xhani Infantino shumë herë deri tani kanë potencuar mbështetjen e tyre për Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe për këtë arsye besojmë fuqishëm në strategjinë dhe misionin e FIFA-s nën udhëheqjen e z. Infantino. FFM do të vazhdojë të japë kontribut për idetë, projejtet e tashme dhe të ardhshme të FIFA-s të cilat gjithmonë janë të orientuar në zhvillimin e futbollit.

“Folëm për futbollin e Maqedonisë dhe projektet që kanë qëllim zhvillimin e tij. Potencuam angazhimin tonë për përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e bazës së futbollit dhe investimet e vazhdueshme në akademitë dhe ekipet nacionale. Nëse shikojmë pas, shfaqen edhe gabime, pasi ku ka njerëz gjithmonë do të ndodhin gabime, por më e rëndësishme mbetet të mësojmë nga ato. Ajo që pa asnjë pikë dyshimi mund ta them është se çdo hap që FFM ka bërë në vitin e fundit është bërë me qëllim të ndershëm dhe në drejtim të zhvillimit të futbollit. Këtë sigurisht që e kam potencuar edhe në bisedën me z. Infantino. Kuptohet, ne kemi mbështetje të madhe nga FIFA, posaçërisht përmes programit FIFA Forëard, përmes së cilit investojmë në zhvillimin e futbollit.

“Mua më vjen mirë që edhe federatat kushtimisht thënë të vogla, si që jemi ne, thirren për të shpreh mendimin e tyre dhe jam i sigurtë se mund të gjejmë zgjidhje që do të jetë e mirë për të gjithë, ndërsa presidenti Infantino dëshmon se din të gjejë ballans të vërtetë.

“Në emër të FFM-së falënderojmë z. Xhani Infantino për fjalët e bukura që i shpreh për federatën tonë dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të punojmë edhe më shumë për promovimin dhe avansimin e futbollit”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini pas takimit të realizuar në Zvicër me të parin e FIFA-s, Xhani Infantino.