Maqedonia e Veriut në samitin e djeshëm të NATO-s ka qëndruar krah për krah, si anëtare e barabartë dhe pothuajse e plotfuqishme me të gjithë liderët e Aleancës dhe është pritur dhe përshëndetur si e tillë, me premtim nga Madridi për ratifikim të shpejtë.
Kryeministri Zoran Zaev dy ditët e fundit në Londër kishte rastin të ndërrojë opinion disa herë dhe me presidentin francez, Emanuel Makron, i cili në tetor e bllokoi fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në duke e kushtëzuar me reformë të thellë të procesit negociues.
I pyetur nëse në bisedimet me Makronin ka marrë lajme pozitive për zhbllokim të mundshëm të procesit në muajt e ardhshëm, Zaevi porositi se beson në lajme të mira së shpejti, por me optimizëm “realist”.
“Unë jam i bindur se pason vendim i bukur, kohë e bukur për ne, nuk mund të ndaj asgjë pasi si optimist më i madh, tani jam optimist real. Punët po shkojnë në drejtim pozitiv, e jona është të vazhdojmë të punojmë, të vazhdojmë me reformat dhe shpresoj se do të sillet vendimi i vërtetë, gjegjësisht gabimi historik të cilin e bënë të përmirësohet, nuk dëshiroj me këtë të ndaj optimizëm në asnjë mënyrë, duhet të jemi të përkushtuar për ta evropianizuar Maqedoninë me më shumë vlera dhe reforma ndërsa sapo të vendosin të na kumtojnë”, deklaroi sot kryeministri Zaev.
Makron, nga ana e tij, u tregua shumë më e rezervuar në raport me hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe refuzon me çdo kusht t’i ndajë dy vendet, duke konsideruar se ky do të ishte gabim “vdekjeprurës”.
“Por, para cilësdo hapje të re të negociatave në mënyrë eksplicite thash se dua të reformohet procedura, ajo të jetë më reverzibile dhe të mundësohet definim, të jetë politike dhe të shoqërohet prej fazave të partneriteteve strategjike me investime përkatëse”, sqaroi shefi i shtetit francez.
Ai konsideron se Ballkani duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se kjo është sfidë gjeopolitike.
“Qëllimi ndaj Ballkanit Perëndimor është tërësisht t’i ankorojmë nga ana evropiane, kjo është sfidë gjeopolitike, ky ankorim ndoshta kalon përmes perspektivës së anëtarësimit për disa, por duhet të jemi të qartë se kalon përmes fazave të partneriteteve strategjike dhe investimeve. Gabim themelor që e kemi bërë në mënyrë kolektive ishte të vlerësojmë se qasja jonë e vetme ndaj Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi. Mundet në momenti të caktuar të ketë anëtarësim.Shumica thonë hapeni procedurën, e dimë se nuk do të anëtarësohen para dhjetë viteve, i hapim dhe asnjëherë nuk i mbyllim”, thotë Makron, duke shtuar se mekanizmi i zgjerimit “automatik” drejt Ballkanit Perëndimor nuk është i “shëndetshëm”.
Ai nuk lëshon mundësi t’i lavdërojë arritjet e Qeverise së Maqedonisë Veriut në lidhje me marrëveshjen me Greqinë dhe ndryshimet kushtetuese, por siç duket kjo nuk mjafton për të për vendim pozitiv për një kohë të shkurtër.
“Vlerësoj se procedura inkuadruese është shumë burokratike, konfuze, nuk mund të ndalohet dhe nuk është relevante, sidomos për vendet e përfshira, pyetni serbët nëse u ndryshon jeta me çdo hapje të kapitujve, duhet të krijojmë procedurë në mënyrë më strategjike”, tha Makron.
Presidenti francez megjithatë dha shpresë se deri në samitin e BE-Ballkani Perëndimor nën kryesimin kroat në maj është i mundur ndonjë spostim.
“Para cilësdo hapje të negociatave procedura duhet të bëhet më reverzibile dhe shpresoj se do të kemi sukses ta bëjmë këtë para samitit në Zagreb”, tha Makron dhe shtoi se hapja e negociatave nuk do të thotë asnjë automatizëm në lidhje me mbylljen e këtyre negociatave.
Ai u dërgoi porosi edhe vendeve tjera anëtare të BE-së në lidhje me ardhmërinë e zgjerimit dhe tha se nuk do të pranojë asnjë vend i ri anëtarë i BE-së nëse paraprakisht nuk reformohet procesi i vendosjes konsensuale dhe nuk vendoset normë më e madhe e vendosjes përmes shumicës së kualifikuar. Kusht tjetër do të jetë vendet e BE-së të pranojnë se nuk mundet çdo vend anëtarë të ketë komisar të vet në Komisionin Evropian.
Sipas tij ata që duan të zgjerim duhet të përgjigjen edhe në çështjet e ndërlidhura për reformat e brendshme të BE-së, qëllimi i së cilës është që të thjeshtësohet procesi i vendimmarrjes dhe i funksionimit të Union. /MIA/