Shënon Shaqiri, Liverpool fiton derbin, Mourinho e pëson humbjen e parë!

Liverpooli nuk njeh limite në këtë sezon të Premier League.The Reds fituan edhe derbin ndaj Evertonit me rezultatin e thellë 5-2 duke u ngjitur në kuotën e 43 pikëve pas vetëm 15 javësh. Në këtë derbi në të cilin Klopp arriti fitoren e tij të 100 me Liverpoolin në Premier League la shenjë edhe Xherdan Shaqiri që në sfidën e tij të parë si titullar realizoi golin e dytë të sfidës. Golat e tjerë për Liverpoolin u shënuan nga Origi që festoi dy herë Mane dhe Wijnaldum ndërkohë që për Everton gjetën rrugën e rrjetës Keane e Richarlison. Kjo humbje ishte e rëndë për skuadrën nga Goodison Park që zbriti në vendin e 18-të të renditjes dhe rrezikon rënien.Manchester United i shkakton humbjen e parë Jose Mourinhos në stolin e Tottenham Hotspur. Pas 3 fitoreve në 3 ndeshjet e para mes kampionatit dhe Championsit, Special One përjetoi disfatën e parë pikërisht në sfidën ndaj ish-skuadrës së tij pas Tottenham u mposht me shifrat 2-1.

Për t’i ruajtur vendin e punës njeriut që zëvendësoi pikërisht Mourinhon në stolin e Djajëve të Kuq, norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer i cili është vendosur në pikëpyetje pas rezultateve të dobëta të këtij fillim sezoni, mendoi Marcus Rashford i cili realizoi dy herë për United, golin e dytë me penallti ndërkohë që në fund të pjesës së parë barazoi përkohësisht shifrat Dele Alli me një gol shumë të bukur. Me këtë fitore United parakaloi pikërisht Spurs-at në renditje dhe u ngjit në vendin e 6-të në kuotën e 21 pikëve. Vazhdon të bëjë çudira Leicester City që tashmë nuk mund të konsiderohet më surprizë. Dhelprat ruajtën vendin e dytë falë suksesit 2-0 ndaj Waftord të vendit të fundit që erdhi pas golave të dy yjeve të ekipit Vardy-t dhe Maddison. U rikthye te suksesi Chelsea që mposhti 2-1 Aston Villan me golat e Abraham dhe Mount, për miqtë shënoi egjiptiani Trezeguet. 3 pikë edhe për Wolves që kaloi 2-0 West Ham ndërkohë që Southampton mposhti 2-1 Norëich dhe iu largua zonës së rënies nga kategoria.