Seancë për Modularin e Tetovës, Dëshmojnë mjekët dhe familjarët e viktimave

Mjeku Mustafa Tahiri dhe Shpenza Arifi të cilët kanë qenë në ndërrim natën kur ka ndodhur zjarri në Spitalin modular dëshmojnë sot në Gjykatën e Tetovës mbi rastin tragjik.

Mjeku Tahiri tha se zjarri ishte përhapur për 10 sekonda dhe dhoma ishte shkrumbuar.

“Fillimisht kam tentuar të ndaloja zjarrin më batanijet e pacientëve e më pas dola për të kërkuar kofe me ujë që nuk gjeta”, tha Tahiri.

Më pas ai dëshmoi se kishe shkuar deri te Klinika infektive për të kërkuar ndihmë e derisa ishte kthyer e kishte parë gjithë modularin në zjarr.

“Atëherë e vetmja mënyrë për të ndihmuar ishte përmes dritares të ndihmoja. Nuk e mbaj mend nëse ka pasur portier te dera e Modularit apo jo sepse ne hynim nga hyrja e personelit”, u shpreh Tahiri.

Ndërkohë doktoresha Shpenza Arifi e cila ka qenë në ndërrim me mjekun Mustafa Tahiri tha se kishte kërkuar nga motrat që të sillnin aparate kundër zjarrit por nuk kishin gjetur.