Negociata të tensionuara mes Chelsea dhe Benfica për Fernandez

Chelsea po vazhdon të insistojë për transferimin e Enzo Fernandez nga Benfica, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Përfaqësuesit e klubit anglez dhe atij portugez kanë pasur natë të tensionuar, pasi kryetari i Benfica, Rui Costa, nuk ka pranuar as ofertën prej 120-të milionë eurove.

Negociatat për mesfushorin argjentinas do të vazhdojnë edhe në mëngjesin e së martës.