Seancë e re për rastin “Reket”

Sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdoj gjykimi për rastin “Reket”, ku të akuzuar janë ish prokurorja speciale, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski. Në seancën e sotme është paraparë të prezantohen dëshmi shtesë si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja. Janeva insiston të prezantohen dëshmitë nga ekspertiza e dy laptopëve dhe një celulari që u konfiskuan nga Prokuroria.