Suedia kërcënoi se do të mbyllë baret dhe restorantet që nuk ndjekin rekomandimet për distancën në shoqëri të rekomanduar nga autoritetet e shëndetit publik.
“Ne shohim raporte shqetësuese për ngrënie të shumta në natyrë dhe turma me njerëz. Më lejoni të jem jashtëzakonisht i qartë. Nuk dua të shoh ndonjë restorant të hapur të mbushur me njerëz në Stokholm ose diku tjetër”, tha ministri i Brendshëm suedez, Mikael Damberg në një konferencë për media.
Qeveria suedeze sot u kërkoi 290 komunave të vendit të raportojnë se si dhe sa ndjekin restorantet dhe kafenetë këshillat e Autoritetit të Shëndetit Publik.
“Këto udhëzime duhet të ndiqen, përndryshe ato do të mbyllen”, tha Damberg.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri suedez Stefan Lofven tha se “nuk është numri i orëve me diell apo temperatura që vendos nëse do të dëgjohen këshillat e autoriteteve apo jo”.
“Mos mendoni për asnjë moment që kemi kaluar këtë krizë”, tha ai në një konferencë për media.
Suedia është përcaktuar për politika relativisht liberale për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).