Së shpejti publikohet në YouTube dueti i ri i Ledri Vulës

10/10” mban titullin albumi i ri i Ledri Vulës, të cilin ka pak kohë që e ka publikuar.

Në projektet e reja të këtij albumi, nuk mungojnë as bashkëpunimet, e njëri prej tyre është me reperin Vig Poppa.

Së fundi, me anë të disa postimeve në rrjete sociale, dyshja kanë lënë të kuptohet që kënga e tyre e re publikohet së shpejti edhe në kanalin YouTube.

“Ha ha ha së shpejti”, ka shkruar Vig Poppa në postimin e fundit, ndërsa fansat presin me padurim ta dëgjojnë këtë këngë.

Për ndryshe, “Alien”, “100” dhe “10/10”, janë tri këngët e albumit të ri të Ledrit, të cilat u publikuan edhe me videoklip.