Së shpejti publikohet bashkëpunimi i Genta Ismajlit dhe Feros

Genta Ismajli përmes një storie në profilin e saj në Instagram ka bërë zyrtare  lansimin e bashkëpunimit me reperin Feronit Shabani i njohur si Fero, shkruan lajmi.net.

Në Instagramin e saj publikoi imazhin teksa shkruante se shumë shpejt do të mund ta dëgjojmë në platforma sociale.

“Genta Ismajli ft Fero, A jeni gati”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, kjo është kënga e parë për vitin 2021 e artistes shqiptare ndërsa Fero ka lansuar këngën solo por edhe bashkëpunime menjëherë pas fillimit të vitit./Lajmi.net/