Se sa i brishte eshte koncepti i proklamuar multietnik, deshmon përurimi i permendores ne Sllupçan!

Shkruan: Fejzi Hajdari

Mjaftoi vetem përurimi i permendores ne Kompleksin e Varrezave te Deshmoreve ne Sllupçan, per ta treguar fytyren e vertete disa qarqet politike maqedonase por edhe sesa eshte ndertuar koncepti i proklamuar multietnik tanime 20 vite me radhe. Kryetari i Kumanoves Maksim Dimitrievski vetëtimthi paralajmeroi se do te ndertoje ne Kumanove nje permendore per “Branitellat”. Pra shqiptaret nderto ne Radushe, Haraçine, Malesine e Tetoves, e se fundmi edhe ne Sllupçan, kurse maqedonasit ne mes te qyteteve. “Beteje e pabarabarte” ne disfavor te shqiptareve.

Per më shume dua ta vë theksin te brishtësia e stabilitetit ne Maqedonine e Veriut, nderkohe qe politikanet tanime 20 vite trumbetojne se e kane stabilizuar dhe zgjidhur kete problem, me dekada.
Reagimet e disa qarqeve politika maqedonase ndaj permendores ne Sllupçan, jane deshmia me e madhe, se as pas 20 vitesh, nuk kemi arritur jo te ndertojme “shtet multietnik” ose me mire thene “Shoqeri multietnike”, por te kunderten. Kur duam te fitojmë rejting ose pikë politike, shkaktojme tension nderetnik per të arritur deri te qellimi (objektivi).

Ngritja e permendoreve duhet ta kete mesazhin e kundert nga kjo qe ndodh ne MV. Deshmoret meritojme te pakten t’i respektojme ne kete menyre. Eshte njerezore, humane… Atë qe qarqe te ndryshme nuk po arrijne te pajtohen me realitetin, eshte pjese e lojerave te politikes dhe assesi interesi i qytetatareve pa marre parasysh perkatesine etnike.
Realiteti i ri kerkon qasje te re. Lojrat e vjetra (Ping-Pong) s’jane te denja per sfidat e reja. Po ndryshon bota, e lere ma Maqedonine e Veriut qe eshte vetem nje pike ne kete mozaik.