Scholz firmos marrëveshje për energji me Emiratet

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka firmosur marrëveshje me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan e cila mbulon përshpejtimin e sigurisë së energjisë dhe rritjen industriale,

Kompania Kombëtare e Naftës së Abu Dhabit (ADNOC) nënshkroi një marrëveshje për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) për ndërmarrjen gjermane RWE, thuhet në raport.

ADNOC do të dorëzojë dërgesën e parë në fund të vitit 2022 për përdorim në operimin testues të një terminali lundrues të gazit natyror në Brunsbuettel, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve (WAM), përcjell Reuters, transmeton Klankosova.tv.