Asnjë person në Dagestan nuk dëshiron të bëhet pjesë e luftës së pajustifikuar të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
Madje, thirrjes për të dërguar rreth 300 mijë rezervistë në zonat e luftës nga ky vend iu përgjigjen me protestë.
Këta banorë të rajonit të Makachkalas, zonë kjo e populluar me shumicë myslimane, e bën edhe me brohoritjet “ne jemi kundër luftës”, sikurse edhe “Rusia sulmoi Ukrainën”.
Gjithë këtë hallakam zgjodhën ta bëjnë duke bllokuar shumë rrugë e një pjesë të autostradës. Kjo u përcoll edhe nga shumë policë.
E për t’i frikësuar protestuesit, forcat policore u raportua se kanë shtënë edhe në ajër, si shenjë paralajmërimi.
Në gjithë këtë hallakamë që ndodhi, pati edhe të arrestuar.
Por kjo nuk i frikësoi aspak protestuesit, disa prej të cilëve zgjodhën edhe të debatojnë me policinë, duke iu thënë se shteti rus është agresori.
Dagestani është ndër rajonet ruse ku mediat e pavarura e kanë identifikuar si atdheu i qindra ushtarëve të vrarë në Ukrainë.