Scholz acarohet me kërcënimet ruse ndaj Britanisë: Armët bërthamore nuk duhet të përdoren në këtë luftë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur kundër paralajmërimit rus, se do mbajnë stërvitje bërthamore.

Në një reagim në platformën X, Scholz, thotë se armët bërthamore nuk duhet të përdoren në këtë luftë, përcjell klankosova.tv.

”Në lidhje me stërvitjen bërthamore të shpallur nga Rusia: Është gjithmonë e rëndësishme të thuhet qartë se armët bërthamore nuk duhet të përdoren në këtë luftë”.