Savio flet për Gironan dhe luftën për titull, zbulon edhe idhullin e tij

Udhëtimi i Gironas në Real Madrid është ndeshja e madhe e xhiros së 24-të dhe mund të jetë një ndeshje kryesore në garën për titullin e La Ligas. Dy skuadrat janë të ndara me vetëm dy pikë në ndeshjen e së shtunës, me Los Blancos që kanë atë avantazh të vogël.

Përpara ndeshjes, sulmuesi anësor i Gironas, Savio, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, diskutoi kohën e tij në klub. Ai pranoi se u befasua nga bashkëlojtarët e tij dhe trajneri Michel Sanchez pas mbërritjes së tij në Kataluni.

“Kur mbërrita këtu, mbaj mend që në ditën time të parë të stërvitjes u befasova nga të gjithë lojtarët e ekipit, si dhe nga natyra kërkuese e trajnerit. Pas seancës, i thashë familjes sime se këta lojtarë kanë shumë cilësi”, ka thënë fillimisht Savio.

 

Savio gjithashtu përsëriti besimin e tij se ai dhe shokët e tij të skuadrës në Girona mund të sfidojnë shanset për të fituar La Ligën këtë sezon.

“Së bashku do të bëjmë më shumë histori. Tashmë po e bëjmë, por duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshje pas ndeshje”.

Së fundi, 19-vjeçari foli edhe për heronjtë e tij të futbollit sa ishte fëmijë dhe gjithashtu zbuloi se një lojtar kundërshtar i së shtunës është idhulli i tij.

“Ronaldinho ishte çmendurisht i mirë, ai ishte një lojtar shumë i talentuar me topin. Ronaldo Nazario gjithashtu, megjithëse ishte më shumë golashënues. Idhulli im në historinë e futbollit është Rodrygo i Real Madridit”, përfundoi ylli i Gironas.