Ronaldo bëri gjestin më të shëmtuar ndonjëherë, fshiu organet gjenitale me fanellën e kundërshtarit

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo u çmend plotësisht gjatë një ndeshjeje miqësore që Al-Nassr humbi mbrëmë nga skuadra Al-Hilal me rezultat 2-0.

Ronaldo pati shpërthimin e parë të madh gjatë ndeshjes, pasi i bërtiti me tërbim gjyqtarit dhe vazhdimisht i tha të largohej nga fusha dhe këtë ia tregoi me duar.

Pas ndeshjes, lojtarët e Al-Hilal treguan respektin e tyre ndaj rivalëve të tyre duke ndërtuar një barrikadë përgjatë skajit të fushës, përmes së cilës i larguan kundërshtarët me duartrokitje.

Megjithatë, Ronaldos nuk i pëlqeu kjo mënyrë për të treguar respekt ndaj tij dhe shokëve të skuadrës dhe tundi dorën me të vrenjtur.

 

 

Shpërthimi i ri i 39-vjeçarit erdhi në hyrje të tunelit kur tifozët e Al-Hilal hodhën fanellat e ekipit të tyre nga tribuna.

Portugezi mori një fanellë nga dyshemeja, e futi në brekë dhe me të fshiu organet gjenitale.

Të gjitha këto janë regjistruar nga tifozët kundërshtarë dhe kjo definitivisht është një gjest shumë i ulët për një lojtar të kalibrit të Ronaldos.