Sasoli: Parlamenti Evropian pret negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli, ka thënë sot se PE pret fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai në konferencën për shtyp për Brekzitin, i pyetur se çka domethënë Brekziti për politikën e zgjerimit të BE-së, Sasolli përkujtoi se para disa ditëve realizoi takim me të gjithë kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke folur për euroskeptikët në Britani dhe BE, Sasoli theksoi se, ka forca të cilat tentojnë ta dobësojnë BE-në, por Unioni është ekonomia më e madhe në botë dhe dëshirojnë që të vendosen rregulla sepse rregullat, sipas tij, ndihmojnë që të mbrojmë qytetarët më të ndjeshëm, ndërsa pa rregulla sundon ligji i xhunglës dhe më të prekurit do të shtypen nga më të fuqishmit dhee ky nuk është Bashkimi Evropian.