Sarri: Do rreshtojë U23 të Juves ndaj Romës

Maurizio Sarri ka paralajmëruar se orari i ngarkuar e ka bërë të mendojë për aktivizimin ekipit të rinjve të Juventusit në xhiron e fundit në Serie A kundër Romës. Ai paralajmëroi se mund të aktivizojë ekipin U-23 në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.

“Ne jemi skuadra e vetme në Evropë që ka luajtur pesë ndeshje në 12 ditë, liga ka krijuar një problem të madh për ne. Ne hymë në ndeshje me nëntë lëndime dhe nga kampionati i fituar 68 orë më parë. Të shohim si jemi nesër dhe ndoshta është e mundur të aktivizojmë ekipin U-23 të shtunën kundër Romës që të rikuperohemi më mirë”, deklaroi Sarri pas ndeshjes së humbur ndaj Kaljarit, për “DAZN”.