Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka sanksionuar 328 shoferë, mes të cilëve 102 për vozitje më të shpejtë nga e lejuara, 26 për vozitje pa patentë shoferi, 14 për ngasje të makinës nën ndikimin e alkoolit.
Siç informon MPB, janë shqiptuar edhe 26 sanksione për shfrytëzim të celularit, 9 për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, si dhe 70 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të padrejtë.
Gjithashtu janë gjobitur edhe 5 shoferë fillestarë dhe 11 shoferë për mos përdorimin e rripit të sigurimit.
Nga MPB-ja paralajmërojnë se vazhdojnë kontrollet e përforcuara aksionare të komunikacionit dhe apelojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.