Gazetarja nga Shkupi Farije Bakiu, që me korrektësi dhe humanizëm ndihmon qindra njerëz në nevojë!

Shkruar nga R.A!

E nderuara z-nja Farije.
Je një personalitet që je ngritur me shumë vepra humane, duke mos i zhgënjyer asnjëher donatorët.
Në rastin e Ramadanit, ke bërë një kryevepër duke hapur fondet online në Evropë dhe për afat rekord grumbullove me mijëra euro nga shqiptarët zemërbardh dhe besimtarët musliman.

Para disa muajsh, parat e Ramadanit u mblodhen, por operimi nuk u realizua për arsye se transplanti ka parakushte specifike shendetesore per tu perputhur analizat mes donatorit dhe pacientit dhe procedurat juridike.

Elhamdulilah, operimi me sukses, eshte lajmi me i gezushem qe kam ndegjuar SOT me padurim une, familjaret, donatoret dhe gjithe Ju, qe ne momentet me te veshtira grumblluat cdo denar dhe euro per te mbledhur parat per operimin e transplantit te Ramadanit.

Bamires dhe ju z-nja Farie, Allahu ju gezofte gjithmone, ashtu sic gezoni gjithmon familjar hallexhinje.
MISIONI JUAJ ESHTE NJE KRYEVEPER QE DUHET TE NDIHMOHET NGA CDO KUSH.
Respekt.
Allahu ju shperblefte te gjitheve per mundin.

Në këtë rast një falenderim i jashtëzakonshëm shkon per organizimin e mrrekullueshem, dajen ILJMI ZENDELJI nipin BEKIM LJATIFI, drejtorin e Fondacionit Albis së bashku me shumë biznismena nga Komuna e Sarajit dhe padyshim familjar, hoxhallar, miq, shok dhe bashkevendas nga Gerceci, Krushopeku, Saraji, Gllumova, Studenicani, Batinca, Shkupi dhe shume vendbanime tjera duke arritur ndihmat nga shume vende te Evropes dhe Amerikës, secili me mundësit e veta.

Ndërsa në këtë aksion humanitar,ndihmë juridike në cdo moment gadishmëri na ofruan miqt tanë në nivelet më të larta shtetërore.

Allahu i shpërbleftë për cdo ndihmë, denar dhe euro, sepse ndihma e juaj, bashkë me caktimin e Allahut deshi që puna të arrij te operacioni i djeshem i sukseshem.

Ndërsa, pa koment më ka lënë djali nga Velesi që studion ne Kairo, ELMEDIN ZEQIRI që u rreshtua pas sprovës tonë dhe na ndihmoi nga toka deri në qiell, në organizimin ligjor te spitali ku u bë intervenimi.Dhe në fund Selajdini, shoku i Ramadanit. Allahu ju shperbleft!