Sanksionohen 206 vozitës në Shkup, 46 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (07.07.2021) në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 206 gjoba dhe atë: 46 për tejkalim të shpejtësisë, 20 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Nga ky dikaster njoftojnë se 10 gjoba janë shqiptuar për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për vozitësit fillestar, 4 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe 28 të tjera për parkim të parregullt.