“Ay Caramba” nga Gjiko, Melinda dhe Nora merr 1 milion klikime brenda 24 orëve

Nora, Gjiko dhe Melinda Ademi kanë lansuar projektin e ri muzikor “Ay Caramba”, i cili po dëgjohet mjaft shumë nga publiku shqiptar, shkruan lajmi.net.

Tre artistët erdhën me pamje interesante në klip ku u shfaqën me paraqitje të ndryshme.

Kënga u mirëprit nga publiku mjaft shumë dhe deri tani ka kaluar shifrën prej 1 milion klikimesh duke u komentuar pozitivisht mjaft shumë.

Disa fansa kanë komentuar se reperja Melinda ka thumbuar Taynën me disa vargje ku thotë se të pasmet e saja janë të vërteta dhe kush mendon ndryshe mund ta vërtetojë atë duke ia kafshuar.

Në njërën pjesë ajo shprehet: “Kush o tu rrejt që i kom silikon, kush po xhelozon, le të ma teston, le të ma kafshon”.