Sanksionohen 199 vozitës në Shkup, 32 për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme (25.03.2021) Ministria për Punë të Brendshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 199 shkelje në trafik, prej të cilave 32 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe 13 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 68 për parkim të parregullt.