Mediumi izraelit: Turqia po i bën presion Kosovës për ambasadën në Jeruzalem

Media izraelite “Israel Hayom”, ka raportuar për këtë letër që Erdogan ia nisi dje kryeministrit të ri të Kosovës, shkruan lajmi.net

“Presidenti i Turqisë, Erdogan ka kërkuar nga kryeministri i ri i Kosovës që ta rikonsiderojë hapjen e ambasadës në Jerusalem”, shkruan Israel Hayom.

Lexo edhe:

Erdogan ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës më herët që kjo lëvizje mund t’i dëmtojë marrëdhëniet Kosovë-Turqi në të ardhmen.

Disa shtetet tjera ose kanë hapur ose janë zotuar se do të hapin zyra diplomatike në qytetin e Jerusalemit.

Vendimi për hapjen e ambasadës në Jeruzalem ia ka siguruar Kosovës njohjen nga Izraeli, mirëpo që kishte shkaktuar reagime të mëdha nga Bashkimi Evropian.