Sanksionohen 180 vozitës, 36 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 180 shkelje, dhe atë: 36 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Janë shqiptuar edhe 5 gjoba shoferëve fillestar, 18 të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 gjoba për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 49 për parkim të parregullt.