Pirlo: Këto ndeshje të Ligës së Kampionëve janë bërë për Cristiano Ronaldon

Në ndeshjen e parë, klubi portugez fitoi me rezultat të ngushtë 2 – 1, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, trajneri Andrea Pirlo ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është i gatshëm për këtë sfidë.

“Janë ato ndeshje që janë bërë për Cristianon dhe ai është i motivuar dhe ka qenë në gjendje të pushojë për disa ditë”.

“Është i emocionuar të luajë këtë ndeshje. Është ndeshje vendimtare, është si finale”.

“Duhet ta tejkalojmë rezultatin negativ të ndeshjes së parë, duhet të japim gjithçka”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse Juventus do arrijë ta përmbys rezultatin, derisa ndeshja nis në ora 21:00.