Sanksionohen 164 vozitës në Shkup, 23 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (05.04.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 164 shkelje të rregullave në trafik, dhe atë: 23 për tejkalim të shpejtësisë, 3 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe 16 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semafor, 2 gjoba për motoçiklist, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 52 gjoba për parkim të parregullt.