Sandulloviq thotë se vajza e tij u mor në pyetje për katër orë nga BIA

Opozitari serb Nikolla Sandulloviq, tha se vajza e tij Klara Sandulloviq, dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në Serbi pasi u morën në pyetje për 4 orë në Merdare.

“Pas 4 orësh marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, Klara Sanduloviq dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në vendin e tyre! Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika duhet ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre!”, shkroi ai në X.

Klara Sandulloviq të shtunën ka bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Klankosova.tv.

Të njëjtin veprim e ka bërë në fillim të janarit edhe Nikolla Sandulloviq i cili më pas u arrestua dhe u rrah brutalisht, rrahje për të cilën ai e akuzon BIA-n e Serbisë.