Një Kryeministri lolo si Talati!

Shkruan: Medai Shaholli

Sot “drzhava Severna” do të zgjedh kryeministrin teknik për tre muajt e ardhshëm dhe për herë te parë një shqiptar në krye të ekzekutivit.

Kjo zgjedhje ka bërë bujë të madhe në radhët e integristëve pasi siç thonë ata se ai do të jetë kryeministri i parë shqiptar në historinë e “Severnes” si arritje dhe suksesi më i madh në historinë e shqiptarëve në këto anë nën udhëheqjen e “rilindasit te fundit” Ali Ahmeti.

Pa na thuaj zotëri Ahmeti, çfarë fituan shqiptarët kur patën për kryetar të shtetit në ish SFRJ, lolon Sinan Hasani?
Përveç emrit si kryetar i shtetit ai ishte një mashë në duart e serbomedhenjve të Beogradit dhe asgjë tjeter!

Shqiptarët e Severnës kanë patur kryetar parlamenti para lolos Talat, në kohën e titizmit por ai ishte një shërbetor i pushtetit dhe jo i qytetarëve.

Po na thuaj shoku Ali kujt i sherbeu Vullnet Starova si kryetar i fundit i parlamentit monist të “drzhavës” Makedonia?
Ju do të thoni se ai ishte i zgjedhur i një sistemi të perënduar!
Po ky maskota juaj i përzgjedhur i kujt është dhe pse pushteti ka pranuar Talat trimin në krye të ekzekutivit pasi është bindur se do t’i shërbej “drzhavës” dhe pushtetit!

Po të ishin vërtetë atdhetarë këta integristët nuk do ishin në ato poste, sepse pushteti maqedon e di kë bën kryeministër teknik e zëvendeskryeministër apo ambasador e kryetar parlamenti, për më tepër një kryeministër qe t’i sherbejnë “derzhavës”!

Zortrote Ali u mburre para disa dtësh se ministri juaj i Arsimit menaxhuaka tre Universitete në gjuhën shqipe, po si shpjegohet që ky ministri juaj nuk guxon të hap paralele të shkollës fillore në gjuhën shqipe në fshatin Podgorcë të Strugës, pasi parteneri juaj Dhimo Kovaçi dhe SDSM nuk janë dakord???

Sa i takon eksperiencave të keqija me pushtetin maqedon memorja jonë na shpie 7 dekada më parë kur UDB-ja torturoi dhe e vrau menjëherë pas LDB nënkryetarin e Qeverisë së Republikës Popullore të Maqedonisë z. Nexhat Agollin, udhëheqësin e Brigadës se 7-të shqiptare i cili nuk u pajtua me trajtimin dhe statusin e shqiptarëve si qytetarë të dorës së dytë!

Atdhetari Nexhat Agolli, nuk ishte nga ata që dorëzohej para shantazhit dhe presionit të pushtetit titist jugosllav ndaj dhe e vranë, kurse ju zotërinj integristët në emër të integrimeve europiane dhe për një çik pushtet përdhosët identitetin kombëtar shqiptar.

Por, sot shumica e shqiptarëve kanë interesa dhe nuk duan ta prishin terezinë dhe të konfliktohen me integristët për shkak të vendeve të punës, pasi ju do i hakmerreshit dhe do i bënit gjëmën duke i dëbuar nga puna dhe kjo është e kuptueshme me ju …
Prandaj ne e dimë se kush jeni se çfarë patriotë me bateri jeni ndaj, kot e keni të lëvdoheni kur e dimë se ç’trima jeni dhe kujt i shërbeni.

“Telallët” tuaj për dy dekada rresht po vazhdojnë të përsërisin përrallën e mërzitshme tashmë për liri dhe barazi të shqiptarëve apo për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ku shqiptarëve i shurdhoni veshët me kakofoninë e megafonëve tuaj duke përsëritur broçkullat e njëjta për “bëmat dhe sukseset” e rilindasit tuaj të fundit Ali Ahmetit se gjoja i paskësh sjellur lirinë dhe barazinë shqiptarëve në “drzhavën Severna”.

Si mund të krenoheni me një kryeministër lolo si Talati, që ka dëshmuar servilizëm ndaj pushtetit në këto katër vite të kaluara si kryeparlamentar, ku edhe në tre muajt e ardhshëm të qeverisjes teknike të “drzhavës” ai do të ketë vetëm “çelësat e kashtës”?

Kjo është një eufori dhe vetëkënaqësi e çastit e integristëve mbi zgjedhjen e një kryeministri shqiptar loli në historinë e “drzhavës”dhe as çfarë suksesi i Ali Ahmetit, “në luftën e tij për liri dhe barazi të shqiptarëve” këtu, përderisa identiteti ynë gjuhësor në kushtetutë vazhdon të mbetet i pandryshuar me shprehjen përdhosëse si gjuhë e 20%!

Nuk ka liri as barazi për shqiptarët përderisa flamuri shqiptar denigrohet dhe duhet të qëndrojë krahas atij maqedon në proporcion 3/1 më i vogël se ai i “drzhavës”!

Nuk ka liri dhe as barazi të shqiptarëve përderisa partnerët shqiptare të qeverisë së koalicionit heshtin ndaj ofendimeve që i bëhen shqiptarëve në librat e historisë dhe gjeografisë, ku mësohet se shqiptarët janë popull hibrid mes turqëve dhe evgjitëve!

Atë që e quani ju zoterinj integristë si rilindas i fundit nuk është Ali Ahmeti, por është Fan Noli, i cili nuk pranoi kurrë përdhosjen e identitetit kombëtar ashtu siç bën rilindasi juaj që në emër të eurointegrimeve ka groposur identitetin kombëtar.

Ndaj, kryeministri i ri Talati do të jetë një lolo kryeministër teknik për tre muaj dhe sa për sy e faqe!