Samiti i BE-së dhe “fëmijët” e lazdruar nga Ballkani

Muhamer PAJAZITI

Bashkimi Evropian nesër do të mbajë Samitin e radhës kushtuar Ballkanit Perëndimor. Kjo ngjarje po mbahet pa ndonjë entuzizëm të madh për faktin nuk parashihet ndonjë perspektivë e qartë për rajonin, i cili po vazhdon të prodhoj tensione me udhëheqës të pa përgjegjshëm po shkon drejtë getoizimit.

Qartazi, BE-së i duhen edhe 10 vite për mbyllur kontestet e hapura ndërmjet shteteve që aspirojnë anëtarësimin si dhe për ti arnuar ekonomitë e tyre jo funskionale dhe jo konkurrente.

Brukselit zyrtar i duhet akoma kohë për ti zhvilluar rajonet e varfëra dhe të prapambetura të këtyre republikave, të cilat janë pengje të politikanëve të papërgjegjshëm, që sillen sikur të fëmijë të lazdruar dhe “sherrxhi”.

Prandaj në këtë samitë do të prezantohet “Plani Ekonomik dhe Investues” i Bashkimit Evropian në vlerë prej 30 miliardë eurosh për rajonin gjatë 7 viteve të ardhshme.

Gjatë kësaj periudhë liderët e këtyre vendeve do të duhet doemos të presin para dyerve të BE-së ose të sillen kot holleve të institucioneve të kësaj organizate supranacionale.

Problemet e BE-së

Por, duhet të pranojmë se edhe BE-ja ka probleme të mëdha, të cilat kanë të bëjnë me vendimmarrjen dhe ndikimet e disa shteteve nga zhvillimet e fundit gjeopolitike.

Nëse e shohim realitetin në disa Shtete Anëtare, nuk duket në horizont ndonjë shpresë e madhe për vazhdimin e rrugëtimit të BE-së. Pedalet e bicikletës mund të ndalen dhe ajo të rrëzohet për tokë.

Shumë analistë dhe njohës të integrimit ekonomik evropian e theksojnë hapur se, Evropa i ka punët keq dhe kriza që ajo kalon, e cila lidhet me ritmin e rritjes së saj ashtu edhe me orientimet politike, me natyrën e qeverisjes së saj ekonomike si edhe me deficitet sociale dhe demokratike, është me e rënda e historisë së saj.P

rofesori i shquar Jean-Yves Letessier me të drejtë thekson se, në këto kushte, nuk është e tepër të pohohet se në mungesë të përgjigjeve politike të përbashkëta dhe të shpejta për tensionet e rënda që po e tronditin vihet vërtet në rrezik vazhdimësia e eksperiencës unike të integrimit, mbartëse e të cilës është Evropa.Mendoj se egziston rreziku që Evropa të kthehet prapa dhe të funksionoj vetëm në shtyllën e parë, në bashkëpunimin ekonomik dhe katër liritë themelore, ku Shtetet Anëtare kanë dorëzuar sovranitetin e tyre, ndërsa dy shtyllat tjera, politika e jashtme dhe e sigurisë së përbashkët si dhe bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme mund të rrëzohen për tokë, nëse nuk ka plan, ide, forcë dhe motivim të mjaftueshëm.

Kjo për faktin se BE-ja gjithnjë e më tepër po e humb rolin e saj si lojtar global, duke mos qenë e unifikuar në politikën e jashtme dhe të cështjeve të sigurisë. Kjo dëshmohet me rastin e fundit, zgjidhjen e kontestit mes Kosovës dhe Serbisë, ku shihet qartazi se është i nevojshëm intervenimi amerikan.

Ndikimi i Rusisë

S’do mend se në procesin e zgjerimit dhe thellimit të BE-së një rol dhe ndikim po luan edhe Rusia, e cila duket se kohëve të fundit është forcuar si lojtar global dhe po ushtron presionin mbi disa shtete ish-komuniste sikurse, Hungaria dhe Polonia. Hungaria ka kohë që kritikohet për mungesën e sundimit të ligjit dhe për afërsinë e disa politikanëve me ndikim me qarqet ruse. Por, nuk është vetëm kjo, së fundi ky shtet po zbaton disa politika absurde që i ngjajnë kohës së komunizmit. I tillë është edhe vendimi për krijimin e një supermarketi shtetëror në pronësi të Rumanisë, që është i pajisur me produkte bujqësore dhe të mishit, por që në fakt, çmimet janë të ngjashme me ato të konkurrentëve privatë. Këto markete dyshohet se mund ta marrin nën kontroll bujqit dhe blektorëe dhe më pas edhe ti taksojnë.

Më e keqja është se po shkelen parimet dhe politikat e BE-së, ku shtetet nuk i fusin duartë në ekonominë e lirë. Kur nuk i zbaton politikat e BE-së, për të cilat je zotuar me firmosjen e Traktateve, atëherë duket qartazi se diçka nuk është duke shkuar mirë. Një tjetër problem është Polonia, ku ka filluar të zbatohet një reform në fushën e drejtësisë, e cila bie në kundërshtrim me rregullat e BE-së. Reformat e Polonisë synojnë që të kontrollojnë institucionet e drejtësisë si dhe nuk marrin parasysh parimin evropian të trajtimit të barabartë të punëtorëve në sistemin e jurisprudencës dhe në përgjithësi. Me rregullat e reja, është ulur edhe mosha e pensionimit të gjyqtarëve, ku femrat do ta dalin në pension në moshën 60 vjecare ndërsa meshkujt në moshën 65. Kjo gjoja me qëllimin për ti zëvendësuar gjyqtarët e vjetër me ata të rinjtë.

Gjykata me seli në Luksemburg tha që sipas ligjit të BE-së gjyqtarët dhe prokurorët kishin të drejtë për pagesa të barabarta dhe trajtim të barabartë në punë. Ajo kundërshtoi argumentet polake se po aplikonin diskriminim pozitiv.Më e keqja është se nuk janë vetëm këto dy shtete, ka edhe shumë të tjera që po pengojnë edhe procesin e zgjerimit të BE-së. Kjo u vërejtë edhe me shtyerjen e negociatave për bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lidershipi evropian fatkeqësisht edhe në këtë rast nuk foli me një zë.

Dilemat dhe mosguximi

Në këto rrethana, Bashkimi Evropian sot gjendet përballë një dileme, ose të shkoj me një hap të guximshëm drejtë miratimit të një Kushtetute Evropiane, ku shtetet Anëtare do ta dorëzojnë sovranitetin e tyre edhe në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme, duke krijuar edhe një Ushtri evropiane, Gjykatë Evropiane me kompetenca më të fuqishme dhe rregulla të unifikuara në politikën e jashtme, ose të kthehet në shtyllën e parë, vetëm në bashkëpunimin ekonomik dhe avansimin e katër lirive themelore përmes të cilave funksionon Tregu i Brendshëm i BE-së. Në këtë drejtim është e domosdoshme të gjenden e ide që inkurajojnë shtetasit e BE-së, të cilët duken të lodhur dhe kanë humbur besimin tek kjo organizatë. Një numër i madh qytetarësh evropian duket se kanë të vështirë të gjejnë një lidhje midis orientimeve ekonomike dhe sociale të Bashkimit dhe mundësisë për të parë të rritet mirëqenia e tyre.

Më e mira do të ishte që BE-ja të ec përpara duke e integruar Ballkanin dhe Turqinë, ndërsa skenari më i keq do të jetë mbetja vetëm tek bashkëpunimi ekonomik, të cilin nuk e ka aq edhe të sigurtë. Me këtë të fundit do të rikthehet edhe më fuqishëm Rusia në këtë kontinent, ndërsa BE-ja do të dukej e brishtë duke qëndruar në këmbë të qelqta. (INA)