Salzburg të vendosur, nuk e shesin Sesko

Do të jetë problematike që Salzburg të binden për ta shitur Sesko.

Talenti premtues i Salzburg, Benjamin Sesko është lojtari që po tërheq vëmendje të madhe në ditët e fundit të merkatos.

Megjithatë, sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Salzburg janë të vendosur: nuk e shesin lojtarin.

Skuadra e Manchester United është nga më të interesuarat, por duket se duhet të presin më gjatë për ta pasur lojtarin në skuadër.

Opsioni i vetëm i hapur për Salzburg është që ta shesin lojtarin për verën e vitit 2023. Lojtari dhe agjenti mbetet të vendosin për këtë opsion.