Mariano nuk do të largohet nga Reali këtë verë

Mariano Diaz nuk do të largohet nga Real Madridi këtë merkato.

Pavarësisht që Mariano nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, ai nuk do të largohet këtë merkato.

Sipas ‘Marca’ ai do të qëndrojë deri në vitin 2023 dhe nuk e ka problem të jetë në bankën rezervë.

Paga e tij e lartë që domenikani e merr në ‘Santiago Bernabeu’ e ka bërë të vështirë shitjen e tij.

Ai përfiton 4.5 milionë euro në vit, ndërsa në Spanjë askush nuk i ofron atë pagë.