Salzburg dhe Lokomotiv Moscow ndajnë pikët

Salzburg dhe Lokomotiva e Moskës kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në ndeshjen e xhiros së parë të grupit A në Ligën e Kampionëve.

Për vendasit austriak ndeshjen nga minuta e parë e nisi kosovari Albert Vllaci, ndërsa në bankinë ishte Mërgim Berisha, shkruan lajmi.net.

Eder në minutën e 19’ e kaloi në epërsi skuadrën ruse.

Salzburg përmbysi gjithçka duke shënuar në minutën e 45’ me anë të Dominik Szoboszlai dhe Zlatko Junozuvic.

Një pikë Lokomotivës ia siguroi Vitali Lisakovich, që shënoi në minutën e 75’.