Agon Gashi triumfon ne Bodybuilder Classic në Hungari

Pas një punë disa vjeçare, Agon Gashi është shpërblyer me vendin e parë në garën për Bodybuilder Classic.

Me një punë të mundimshme së bashku me trajnerin e tij, Egzon Hysenin, Gashi më në fund ia ka arritur qëllimit të tij që të dominojë edhe në Evropë.

Bodybuilderi kosovar arriti që të mposhtë një konkurrencë të ashpër nga e mbarë Evropa, në garën që u zhvillua në Budapest të Hungarisë, për të fituar trofeun e Bodybuilderit, raporton Telegrafi.

Në kompeticionin e quajtur ‘Fitparade’ e organizuar nga IFBB Pro, Gashi dëshmoi se është i pa konkurrencë në kategorinë e tij.

Juria e përbërë nga ndërkombëtar, e vlerësuan lartë bodybuilderin tonë, duke i dhënë vlerësimin maksimal për paraqitjen në ‘Fitparade’.

Gashi arriti të prezantonte Kosovën në nivele të larta të Bodybuilder Classic me një paraqitje impozante e përbërë nga një konkurrencë e ashpër, që e ka frymëzuar të jetë i pranishëm edhe në vitet e ardhshme.