Sali: Herët është që të heqim çertifikatat e virusit

Për momentin është herët në vend për të hequr çertifikatat e COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në një intervistë për “Sitel” tha se është ende herët për të menduar për heqjen e tyre.

Ai tha se niveli i imunizimit të popullatës është shumë më i ulët se vendet që i shfuqizojnë këto masa.

Në Evropë, Franca do të heqë gradualisht masat. Ka një lirim të masave edhe në Britani.

Ai tha se ambientet spitalore në vend për pacientët e sëmurë janë rreth 60 për qind të mbushura. Ai u bën apel qytetarëve që të vazhdojnë vaksinimin.

“Në spitalet ekzistuese mbushja e tyre është nga 55 në 60 për qind për shtretërit, që do të thotë se spitalet kanë ende kapacitet për tu mbushur. Bëhet fjalë për spitalet e përgjithshme në qytete, si Klinika Infektive dhe “8 Shtatori. Megjithatë, ne po marrim masa për gatishmëri javën e ardhshme”, tha Sali.