Aksident me vdekje në Elbasan, humb jetën fëmija 3 vjeç, nëna në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Elbasan ku si pasojë e një aksidenti rrugor, ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç dhe në gjendje të rëndë ndodhet nëna e tij.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Bujqës në Elbasan.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin apo shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë mbi aksidentin:
Reklamë

Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.