Salah: Rezultati i Topit të Artë më tronditi, por nuk besoj në teori konspirative

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thënë se ishte i tronditur nga rezultatet e votimit për Topin e Artë 2021, kur përfundoi në vendin e shtatë, duke thënë se askush në botë nuk e priste që ai të ishte kaq poshtë në listën përfundimtare.

Megjithatë, ylli egjiptian pohon se ai tashmë ka bërë mjaft në karrierën e tij për të vdekur duke u ndjerë i realizuar.

Salah arriti në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës këtë vit dhe po udhëheq sërish Liverpoolin në një ndjekje të ngushtë për titullin e Ligës Premier dhe drejt çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

“Mos dalja më lartë në votimin e Topit të Artë më tronditi, por nuk mund të them asgjë. Askush në botë nuk e priste që unë të isha i shtati, por ja që ndodhi”, ka thënë fillimisht Salah në DMC.

Egjiptiani foli edhe në lidhje me mos emërimin e tij në 11-shen e ‘FIFA World’.

“Nuk e ndjej teorinë e konspiracionit, por mund të ketë zgjedhje të pasakta, dhe ka shumë vende që nuk janë të njohura me njohuritë e futbollit. Nuk e di se në çfarë bazohen zgjedhjet e tyre, por unë nuk besoj në teorinë e konspiracionit”.

“Nuk kam ndjesinë se ka ndonjë gjë personale kundër meje konkretisht në zgjedhjet e FIFA-s, por ky është realiteti me të cilin po merremi”.

Ylli i Reds gjithashtu diskutoi se si ai ishte mirënjohës për shumë gjëra në karrierën e tij.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndihem për komentet pozitive të njerëzve ndaj meje ose për të qenë një arsye për shpresën e tyre. Sot, nëse do të vdisja, do të ishte pas arritjes së shumë gjërave që doja të arrija”.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa i lumtur jam kur vij të luaj për kombëtaren, është nder për mua të vesh fanellën e kombëtares”.

“Ndeshja më e rëndësishme që kam luajtur në jetën time ka qenë ajo kualifikuese për Botërorin 2018 kundër Kongos, lumturia ime pas golit të fitores ishte e papërshkrueshme”, përfundoi egjiptiani.