Sadiku sfidon kampionen e botës në turneun e boksit ‘Balkan’

Donjeta Sadiku do përballet sot me kampionen e botës, Ferreira në finale të turneut “Balkan” në kuadër të boksit.

Sadiku është kualifikuar për në finale të turneut “Balkan” i cili është duke u zhvilluar në Botevgrad të Bullgarisë.

Në gjysmëfinale ajo u përball me Mehmedova Aslahan, boksiere vendase në Bullgari në kategorinë prej -60 kilogramë.

Në finalen që do të zhvillohet sot, Sadiku do të takohet me kampionen e botës, brazilianen Beatriz Ferreira, e cila me renditjen e re të publikuar nga “AIBA” gjendet në vendin e parë.

Po ashtu, vlen të përmendet se në këtë turne është duke marrë pjesë edhe Latif Demolli, i cili është në rolin e gjyqtarit tonë ndërkombëtar.

Sadiku vs Ferreira do përballen sot në finale me fillim nga ora 15:00, pasi të kenë përfunduar të dyja testet mjekësore dhe peshimet.