Sa gola dhe sa trofe të fituar ka Benzema te Real Madrid?

Real Madridi ka njoftuar sot, se Karim Benzema do të largohet nga klubi pas 14 vjetësh.

Benzema ka shënuar 353 gola për Los Blancos – francezi renditet në pozitën e dytë për më së shumti gola në histori të Real Madridit, vetëm Cristiano Ronaldo është përpara me 451 gola.

Në pesë nga gjashtë sezonet e fundit, ai ka shënuar mbi 30 gola, teksa sezoni i tij më i mirë në Real Madrid është 2021-22, kur realizoi 44 gola.

Ndërsa nga trofetë, sulmuesi francez ka fituar 25 të tillë, duke u bërë edhe lojtari më i trofeshëm në histori të klubit.

Ai ka fituar pesë Liga të Kampionëve, pesë herë Kupën e Botës për Klube, katër herë Superkupën e UEFA-s, katër herë titullin e La Ligas, tri herë Kupën e Mbretit dhe katër herë Superkupën e Spanjës. /Klankosova.tv.