Benzema për herë të fundit kapiten i Realit

Real Madridi dhe Athletic Bilbao do të përballen në xhiron e fundit në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, me fillim nga ora 18:30.

Kjo përballje do të jetë e rëndësishme për Karim Benzeman, i cili do ta drejtojë ekipin si kapiten për herë të fundit në fanellën e Realit.

Benzema do të largohet nga klubi pas 14 vjetësh, duke arritur të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm. /Klankosova.tv.