“Rusia paraqet kërcënim edhe për Ballkanin”

Rusia paraqet kërcënim edhe për Ballkanin, por jo në kuptimin e invazionit, por në kuptimin e destabilizimit të tij, vlerëson në komentin për MIA-n lidhur me krizën ruso-ukrainase, profesori Daniel Server nga Universiteti “Xhon Hopkins” në Uashington.

“Edhe pse lufta nuk ka përfunduar, tashmë është e qartë se Rusia e humbi jo vetëm statusin moral në botë, di dhe stabilitetin ekonomik përbrenda saj, por edhe miqësinë e shumicës së ukrainasve. Ata asnjëherë nuk do ta pranojnë atë që dëshiron Putini: absorbimin e Ukrainës në njl perandori të re ruse, nënvizon Server i cili konsiderohet ekspert për Ballkanin.

I pyetur për atë se çfarë ndikimi do të ketë kriza ruso-ukrainase ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. analisti amerikan thekson se Rusia paraqet kërcënim edhe për Ballkanin, por nga aspekti i mundësisë për të ndikuar në destabilizimin e tij.

“Rusia, gjithashtu, është kërcënim për Ballkanin, ku vepron edhe përmes armëve të veta dezinformuese (RT dhe Sputnik), si dhe përmes organizatave nacionaliste serbe, përfshirë Qeverinë serbe dhe Republikën Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe forcat politike proruse në Mal të Zi dhe në vende të tjera. Kërcënimi nuk është invazioni i Ballkanit, por destabilizimi, me të cilin Rusia tentoi edhe në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Të dy vendet dhanë rezistencë mahnitëse dhe demokratike. Shpresoj se do të vazhdojnë ta bëjnë atë”, thotë Server.

I pyetur nëse lufta aktuale në Ukrainë do të ndikojë në përshpejtimin apo ngadalësimin e zgjerimit të BE-së, Server shpreson se Evropa do të bëhet më e hapur për anëtare të reja, por, thotë, frikësohet se është e mundur e kundërta.

“Ndoshta shpresoj se lufta në Ukrainë do ta bëjë Evropën më të hapur për anëtare të reja, por druaj se mund ta bëjë të kundërtën. Gjëja kryesore për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të cilat dëshirojnë të hyjnë në BE është t’i bëjnë reformat e nevojshme politike dhe ekonomike, të cilat do të zgjasin në pjesën më të madhe të kësaj dekade, që të jeni të përgatitur për inkuadrim në anëtarësim kur dritarja do të hapet. Pjesa më e madhe e përfitimeve nga inkuadrimi në BE vjen me ato reforma”. vlerëson Server.

Ai konsideron se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia gjithashtu kanë rol të rëndësishëm si anëtare të NATO-s.

“Aleanca do të duhet të ruhet nga agresioni i Rusisë gjithnjë derisa Putini apo ndonjë tjetër i ngjashëm me të sundon në Moskë”, konkludon analisti amerikan, Daniel Server.