Kamioni godet pikëpagesën në Shtip

Një kamion goditi pikëpagesën në autostradën Shtip – Milladinovci.

Në fotografi shihet se si kamioni ka goditur pikëpagesën dhe është rrokullisur, ndërsa zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Pnajotova tha se ekipi i tyre është në terren për të bërë këqyerjen e vendit të ngjarjes.

Sipas informacioneve, shoferi nuk është dënuar, por është shkaktuar vetëm dëm material.

Pikëpagesat në Kadrifakovo në Komunën e Sveti Nikoles janë në ndërtim, ndërsa sipas drejtorit të NP “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi, ndërtimet duhet të përfundojnë në fund të muajit mars.